Privatësia
Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Kjo faqe shpjegon si i mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja kur bëni një porosi në Fusha & Co.
Të dhënat që mbledhim
- Emri dhe mbiemri
- Numri i telefonit
- Adresa e dërgesës (shteti, komuna, adresa)
- Email-i (nëse e jepni)
Si i përdorim të dhënat
- Për të përpunuar dhe dërguar porositë tuaja.
- Për t'ju kontaktuar rreth statusit të porosisë.
- Për shërbimin ndaj klientit dhe për ankesat (p.sh. produkt i dëmtuar).
Me kë i ndajmë
Për ta dorëzuar porosinë, shërbimit postar (korrierit) i japim emrin, numrin e telefonit dhe adresën tuaj të dërgesës — vetëm aq sa duhet për dorëzim. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat tuaja me askënd tjetër për qëllime marketingu.
Njoftimet me email
Email-e me oferta dërgojmë vetëm nëse jeni regjistruar vetë te “10% zbritje për anëtarët e rinj”. Çregjistroheni në çdo kohë nga linku në fund të çdo email-i ose duke na shkruar në info@fushaco.com.
Ruajtja dhe siguria
Të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt dhe përdoren vetëm për qëllimet e përmendura më lart, për aq kohë sa është e nevojshme për porosinë dhe detyrimet ligjore.
Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja. Na shkruani në info@fushaco.com.
FUSHA & CO SH.P.K · NUI: 812231736 · Nr. TVSH: 330640096
Rruga Skënderbeu, Podujevë 11000, Kosovë · +383 43 700 792 · info@fushaco.com
Përditësuar më: 14 nëntor 2026
